Protestoi me viçin në mes të Sheshit të Kuq, dënohet amerikania

Protestoi me viçin në mes të Sheshit të Kuq, dënohet amerikania

16:30, 01/02/2023
A+ Aa A-

Një shtetase amerikane u dënua me 13 ditë burg dhe me një gjobë 300 dollarë nga një gjykatë në Rusi pasi mori me vete viçin në një protestë për mbrojtjen e kafshëve që u mbajt në Sheshin e Kuq në Moskë.

34-vjeçarja Alicia Day u shpall fajtore për pengim të këmbësorëve dhe pjesëmarrje në një protestë të paautorizuar, rregulla këto që zbatohen rreptësisht në Moskë, sidomos kohët e fundit, pas nisjes së luftës në Ukrainë.

‘E bleva viçin që të mos hahej’, deklaroi Day për një agjenci ruse lajmesh, teksa tregon itenerarin se e kishte blerë kafshën pak përpara se të therej e të tregtohej.

Day jetonte në periferi të Moskës me një vizë turistike dhe kishte kryer akte të ngjashme proteste më parë edhe në vende të tjera, ndërkohë që ambasada amerikane ende nuk ka një reagim për dënimin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco