Kush i vrau njerëzit e CIA-s në Kinë? Arrestimi i McGonigal rihap dosjen përvëluese

Kush i vrau njerëzit e CIA-s në Kinë? Arrestimi i McGonigal rihap dosjen përvëluese

20:33, 31/01/2023
A+ Aa A-

Arrestimi i Charles McGonigal, mikut të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, vazhdon të trazojë median ndërkombëtare.

Çdo ditë dalin në dritë informacione të reja, ndërkohë që ekspertët thonë se do duhen jo muaj, por vite për të kuptuar pasojat e dëmit që i ka shkaktuar McGonigal inteligjencës amerikane.

Por ndërsa deri më tani flitet për rastin e Shqipërisë dhe atë të një oligarku rus, nuk mungon edhe interesi i medieve amerikane për rolin e Kinës në gjithë këtë histori.

Tek e fundit, Personi B në dosjen shqiptare, Dorian Duçka, që punon si këshilltar informal i Edi Ramës, është një i punësuar pranë një konglomerati energjetik kinez. Madje mbronte publikisht Kinën për disa nga rastet më të të nxehta në planet.

Por ku qëndron lidhja e McGonigal me Kinën?

Ish-kolegia e tij, Tracy Walder, përmendi para pak ditësh një dosje përvëluese.

Walder, e cila ka punuar pikërisht te sektori që mbulonte Kinën në FBI, nën varësinë e McGonigal, tha se Kina nuk ishte një prioritet i madh në atë kohë. Sipas saj, edhe pse McGonigal ishte përgjegjës për kundërzbulimin në Azi, nuk dukej shumë i investuar në atë që po bënte FBI. Por më pas ndodhi diçka. Informatorët e CIA-s në Kinë nisën të arrestoheshin ose të vriteshin.

“CIA vuri re se asetet e saj njerëzore në Kinë ose po zhdukeshin, ose po vriteshin dhe nisën të dyshojnë se kishte një spiun brenda agjencisë. Kështu që ata thirrën FBI-në për të bërë një hetim,” thotë Walder.

Hetimi zgjati dy vite, dhe personi që u zbulua ishte një punonjës i CIA-s, i quajtur Jerry Lee. Ky i fundit dyshohet se u jepte kinezëve emrat e burimeve të CIA-s në Kinë dhe Charlie McGonigal ishte personi që ishte ngarkuar për zbulimin e tij. Walder thotë se një vlerësim për dëmet që McGonigal i ka shkaktuar FBI-së, do të kërkojë muaj në mos vite. “Kjo mund të vërë në rrezik dënimin e Jerry Lee. Lee u shpall fajtor në vitin 2019 për komplot për të spiunuar për Kinën”.

Pikërisht rastin e Jerry Lee e sjell sot në vëmendje edhe eksperti i CIA-s, Kevin Carroll.

“Sigurisht, meqë merrte para nga rusët, ai ka pasur mundësi t’u jepte informacione të kundërzbulimit amerikan. Ndoshta më e keqja nga të gjitha, disa vite më parë, shumë kinezë u arrestuan dhe u akuzuan me dyshimet se punonin për CIA-n. McGonigal ishte në krye të atyre hetimeve, kështu që çdo leksion i mësuar në atë hetim se pse inteligjenca kineze ishte në gjendje të identifikonte njerëzit që punonin për CIA-n, mund të jetë kompromentuar nga McGonigal,” thotë Carroll.

Jerry Lee u arrestua në vitin 2018, por në kohën e arrestimit të tij, gazeta ‘New York Times’ raportoi diçka të rëndë. Sipas gazetës, FBI kishte mundësi ta arrestonte Jerry Lee që në vitin 2013, por e la të lirë.

“Ballë për ballë me një ish-oficer të CIA-s në vitin 2013, agjentët federalë morën përsipër një risk të përllogaritur. Ata nuk u përballën me të në lidhje me informacionin e klasifikuar që kishin gjetur në bagazhin e tij. Dhe as nuk e pyetën për atë që donin të dinin më shumë: nëse ai ishte spiun i Kinës.

Ishte një vendim për jetë a vdekje. Qeveria kineze kishte shënjestruar sistematikisht spiunët amerikanë në Kinë, duke çmontuar një rrjet që CIA e kishte ngritur prej vitesh. Një gjueti për të gjetur spiunin kishte nisur dhe ish-oficeri Jerry Chun Shing Lee ishte i dyshuari kryesor.

FBI mund ta kishte arrestuar në vend për posedim të informacioneve sekrete. Por brenda një task-force të fshehtë të qeverisë, hetuesit vendosën kundër”, shkruante gazeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco