Sulmi me bombë në një xhami në Pakistan, shkon në 100 numri i viktimave

Sulmi me bombë në një xhami në Pakistan, shkon në 100 numri i viktimave

18:49, 31/01/2023
A+ Aa A-

Rritet sërish bilanci i viktimave nga sulmi me bombë në një xhami në Pakistan.

Autoritete vendase raportojnë se të paktën 100 persona kanë humbur jetën dhe 127 të tjerë janë plagosur, në sulmin vetëvrasës në xhami që kishte në shënjestër policët në qytetin Peshawar në Pakistan. Xhamia është brenda një zone të selisë së policisë së sigurisë së lartë, ndërkohë që vijon hetimi për të zbardhur detajet mbi mënyrën se si sulmuesi hyri brenda.

Lajmi u bë i ditur nga Muhammad Asim Khan, zëdhënës i spitalit në qytet, i cili tha se të paktën 100 njerëz kishin vdekur pas shpërthimit të së hënës në xhami në një kompleks policie. Theksojmë se dhe vetë Khan ishte pjesë e të plagosurve, ku theu këmbën dhe ngeci në rrëmoja për rreth 3 orë.

Në lidhje me sulmin, Inspektori i Përgjithshëm i Policisë së Peshawarit Moazim Jah Ansari, tha se autoritetet dyshojnë së janë përdorur 12 kilogramë eksploziv. Sulmi la 217 të plagosur, shtoi Ansari.

Ekipet e shpëtimit janë duke vijuar punën për shpëtimin e personave të tjerë nën rrënoja, por shpresat për t’i nxjerrë të gjallë është e ulët, pothuaj zero.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco