Skandali i madh, gazetarja ruse e dërguar në Ukrainë përdhunohet nga ushtarët çeçen

Skandali i madh, gazetarja ruse e dërguar në Ukrainë përdhunohet nga ushtarët çeçen

14:41, 31/01/2023
A+ Aa A-

Në ngjarje tronditëse në Melitopol ka shkaktuar një skandal në Rusi.

Gazetarja e njohur Olga Zenkova e cila kishte vajtur në qytetin e pushtuar të Ukrainës për të filmuar një kronikë është përdhunuar në grup nga disa çeçenë, të udhëhequr nga Hasan Ibrahimov, nipi Ramzan Kadirov, miku i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.

Olga Zenkova, prezantuese në televizionin rus NTV, ishte me kameramanin Artiomas Jepifanov, nga ekipi i tij i xhirimeve. 

Sipas deponimit zyrtar të NTV, të dy kishin hyrë në një restorant dhe po darkonin kur në tavolinë u shfaqën "njerëz me uniforma kamuflazhi që u prezantuan si luftëtarë të batalionit Ahmat".

Çeçenët donin të merrnin me forcë prezantuesen Olga Zenkova, por ndërhyri kameramani duke u përpjekur ta mbronte. 

Artiomas Jepifanov u rrah nga çeçenët, të cilët më pas përdhunuan në grup propagandisten e Putinit.

Kameramani ka pësuar lëndime, ndërsa Zenkova ka qenë viktimë e akteve të dhunshme seksuale, shkruan në komunikatën zyrtare të televizionit.

Hasan Ibrahimov, nipi i Ramzan Kadîrov, ishte përfshirë, muajin e kaluar, në një incident të ngjashëm në Krime, në Simferopol. 

Ngjarja e 26 dhjetorit doli në dritë vetëm tani, sepse autoritetet kanë arritur ta mbulojnë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco