Policia kineze e ndalon gruaja e librashitësit të ikë nga Kina, e mban peng për të shoqin

Policia kineze e ndalon gruaja e librashitësit të ikë nga Kina, e mban peng për të shoqin

11:25, 31/01/2023
A+ Aa A-

Hong Kong - Policia kineze ka penguar një grua që të kthehet në shtëpinë e saj në Florida në përpjekje për të detyruar burrin e saj të kthehet në Kinë, shkroi ajo në një letër që u bë publike.

Rasti duket të jetë shembulli i fundit i autoriteteve kineze që vendosin një "ndalim daljeje" për të afërmit e një personi për t'i bërë presion që të kthehen.

Në një apel drejtuar autoriteteve, Fang Xie, 51 vjeçe, shkroi se policia i ka thënë se është "e pafajshme", por se ajo nuk mund të largohet derisa burri i saj, një ish-librashitës që u largua nga Kina pasi dyqani i tij u mbyll për arsye politike, të dorëzohet.

Asaj iu ndalua të hipte në një aeroplan në Shanghai gushtin e kaluar, tregoi bashkëshorti  Miao Yu, dhe që atëherë nuk ka mundur të largohet nga Kina.

Ndalimet e daljes, të cilat kritikët i kanë krahasuar me marrjen e pengjeve, kanë prekur si qytetarët kinezë ashtu edhe të huajt. Qeveria e SHBA i përfshin ndalimet e ikjes nga vendi, një rrezik në këshillat që jep për udhëtarët që shkojnë në Kinë.

Miao Yu nuk pranoi të jepte informacione kontakti për gruan e tij, duke përmendur si shqetësim sigurinë e saj. Megjithatë, ai bëri që një gazetare e Associated Press t'i bashkohej një telefonate mes tyre, në të cilën ajo konfirmoi se e kishte shkruar letrën, por nuk pranoi të komentonte më tej.

Byroja e Sigurisë Publike e Shangait nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve me faks të hënën dhe një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme tha se ajo nuk ishte në dijeni të rastit.

Por prokurorët kinezë r kanë përshkruar më parë praktikën e përdorimit të ndalimeve të daljes për anëtarët e familjes për të bërë presion që njerëzit e kërkuar për t'u kthyer. Prokurorët, në shënimet në lidhje me rastin e një ish-biznesmeni kinez, i cili u akuzua për vjedhjen e 6 milionë dollarëve dhe ishte transferuar në Kanada, shkruan se ata krijuan një grup të posaçëm dhe vendosën ndalime për daljen e djalit dhe të nuses si edhe të ish-gruas, si pjesë e një fushate për  “mbajtur nën kontroll të afërmit e tij dhe për të tronditur mbështetjen e tij emocionale”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco