Priscilla Presley kundërshton vlefshmërinë e testamentit të së bijës, Lisa Marie

Priscilla Presley kundërshton vlefshmërinë e testamentit të së bijës, Lisa Marie

10:43, 31/01/2023
A+ Aa A-

Los Angeles - Priscilla Presley ka paraqitur dokumente ligjore që kundërshtojnë se cilët do ta mbikëqyrin pasurinë e vajzës së saj që vdiq, Lisa Marie Presley.

Padia në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit javën e kaluar kundërshton vlefshmërinë e një ndryshimi të vitit 2016 në testamentin në të gjallë të Lisa Marie Presley, që hoqi mamanë Priscilla Presley dhe një ish-menaxher biznesi si administrues të besuar dhe i zëvendësoi ata me dy fëmijët më të mëdhenj të saj, vajzën Riley Keough dhe djalin Benjamin Keough, nëse ajo vdiste ose bëhej e paaftë. Por djali Benjamin Keough vdiq në vitin 2020.

Dhënia e besimit në të gjallë është një formë e planifikimit të pasurisë që lejon një person t’i kontrollojë pronat sa është gjallë, por t'i shpërndajë ato nëse vdes. Ky dokument i shërben funksionit të testamentit nëse nuk depozitohet një testament i veçantë, siç duket të jetë rasti me Lisa Marie Presley.

Lisa Marie Presley, një këngëtare dhe fëmija i vetëm i Elvis Presley-t, vdiq në një spital në Kaliforni në moshën 54-vjeçare më 12 janar, pasi mjekët iu përgjigjën një telefonate 911 për një  grua me arrest kardiak. Mjeku ligjor i kontesë së Los Anxhelosit është duke hetuar dhe nuk ka dhënë ende një shkak të vdekjes. Lisa Marie u varros në shtëpinë e saj të familjes, Graceland, më 22 janar.

Deklarata gjyqësore e Priscilla Presley thotë se ka disa çështje që vënë në dyshim vërtetësinë e ndryshimit të këtij lloji testamenti në të gjallë.

Padia  thotë se nuk është njoftuar Priscilla Presley për ndryshimin siç kërkohet, një gabim drejtshkrimor i emrit të Priscilla Presley në një dokument që supozohet se është nënshkruar nga vajza e saj, një nënshkrim atipik nga Lisa Marie Presley dhe mungesën e një dëshmitari ose noterizimi. Kjo kërkon nga një gjyqtar që ta shpallë të pavlefshëm ndryshimin.

Padia thotë se menaxheri i biznesit, Barry Siegel, duhej të jepte dorëheqjen, e cila sipas kushteve të mëparshme të dokumentit të besimit, bënte Priscilla Presley, 77 vjeçe dhe mbesën Riley Keough, 33 vjeçe, ortake në mbikqyrjen e pasurisë.

Një mesazh që kërkon koment nga përfaqësuesit e mbesës, Riley Keough nuk u kthye menjëherë.

Lisa Marie Presley la pas tre fëmijë gjallë. Përveç Riley Keough, vajzës së saj me burrin e parë Danny Keough, ajo kishte dy vajza binjake 14-vjeçare me burrin e saj të katërt, Michael Lockëood.

Presley u deklarua e divorcuar nga Lockëood në vitin 2021, por të dy ende po diskutonin financat në gjykatën e familjes kur ajo vdiq.

Deklarata e Priscilla Presley është ndër të parat nga ato që ka të ngjarë të jenë shumë manovra ligjore që rrethojnë pasurinë e Lisa Marie Presley, trashëgimtares së vetme të Elvis Presley.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco