Britania e Madhe: Moska synon një bosht të ri përparimi në Donetsk

Britania e Madhe: Moska synon një bosht të ri përparimi në Donetsk

09:43, 31/01/2023
A+ Aa A-

Sipas Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, komandantët rusë ndoshta synojnë të zhvillojnë një aks të ri përparimi në territorin e rajonit të Donjeckut në duart e Ukrainës. 

Sipas përditësimit të përditshëm të inteligjencës mbi situatën në vend, Moska po mendon gjithashtu të devijojë forcat e Kievit nga sektori Bakhmut i kontestuar fort.

Ndërsa presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy është shprehur se "vendimet" e marra nga aleatët "kanë qenë të mira, por është thelbësore që vendimet e forta të jenë në kohën e duhur. Është shumë e rëndësishme që ne të reagojmë shpejt'' duke specifikuar se Ukraina ka ndarë me partnerët "të gjitha informacionet e inteligjencës që marrim". 

"Nuk mund të ketë sekrete, unë kam besim në ushtrinë tonë. Mendoj se gradualisht do t'i ndalim rusët, do të përgatisim kundërofensivën tonë të madhe."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco