Avionë lufte për Ukrainën, Polonia e gatshme, Scholz kundër: Jo 'luftë ofertash' me armët

Avionë lufte për Ukrainën, Polonia e gatshme, Scholz kundër: Jo 'luftë ofertash' me armët

18:12, 30/01/2023
A+ Aa A-

Ndërsa Ukraina përgatitet për një rigjallërim të ofensivës ruse, aleatët po testojnë limitet e mbështetjes ushtarake për shtetin në luftë. Pas një rezistence fillestare, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara u dorëzuan për tanket dhe i premtuan Ukrainës 14 Leopard dhe 31 Abrams amerikanë.

Por kancelari Scholz nuk duket i gatshëm të shkojë më tej dhe e bën të qartë se nuk do të dërgojë avionë lufte apo trupa tokësore në Kiev. Ai u kërkoi shteteve perëndimore të mos i bashkohen asaj që e quajti “një luftë ofertash’ për armë të sofistikuara.

“Fakti që sapo kemi marrë vendimin për tanket dhe menjëherë debati i radhës për avionët e luftës po ndizet në Gjermani, është diçka jo serioze dhe minon besimin e qytetarëve tek vendimet e qeverisë. Dua vetëm të këshilloj kundër nisjes së një ‘’lufte ofertash” mbi sistemet e luftës”, tha Scholz.

Por ndërsa Gjermania heziton, Polonia edhe këtë herë është e shprehur e gatshme të transferojë avionët e luftës F-16 në Ukrainë, nëse NATO do të japë dritën jeshile.

Njoftimin e tha fillimisht kreu i zyrës presidenciale në Kiev dhe e konfirmoi më pas kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

Sakaq, presidenti Zelenski ne mesazhin e tij të radhës kërkoi që Rusia të mos lejohet në Lojërat Olimpike. 

“Sot i dërgova një letër presidentit Macron mbi këtë çështje. Teksa përgatitemi për Lojërat Olimpike të Parisit duhet të jemi të sigurt se Rusia nuk do të jetë në gjendje ta shfrytëzojë aktivitetin për të promovuar agresionin”, tha Zelenski.

Thirrja e Zelenski vjen ndërsa luftimet në lindje të Ukrainës vazhdojnë të ethshme, me forcat ruse që po përpiqen të avancojnë në Liman, Bahmut dhe Avdivka. Edhe rajoni i Kherson po përjeton luftime të ashpra, ku të paktën 3 vetë humbën jetën në bombardime.

1 viktimë dhe 3 të plagosur u shënuan në qytetin verilindor të Kharkiv. Në një deklaratë të hënën, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Moska nuk i ka humbur shpresat që në Europë të dalin forca politike të interesuara për dialog. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco