Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Situata Covid-19/ OBSH: Mbetet emergjencë shëndetësore globale

Situata Covid-19/ OBSH: Mbetet emergjencë shëndetësore globale

16:52, 30/01/2023
A+ Aa A-

Covid-19 mbetet një emergjencë globale shëndetësore, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por ajo pranoi se pandemia është në një “pikë tranzicioni”.

Komiteti i Urgjencës i Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetit të OBSH-së diskutoi mbi pandeminë javën e kaluar gjatë takimit të 14-të mbi Covid-19, ku drejtori i Përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se deklarata e urgjencës së shëndetit publik të shqetësimit ndërkombëtar duhet të vazhdojë.

Në një deklaratë të lëshuar ditën e sotme, komiteti këshillues tha se i kërkoi OBSH-së të propozojë “mekanizma alternativë për të ruajtur fokusin global dhe kombëtar në COVID-19 pas përfundimit të PHEIC”.

Në një listë rekomandimesh të përkohshme, u tha se duhet të vazhdohet me vaksinimin e njerëzve dhe të përfshihen vaksinat Covid-19 në kujdesin rutinë, përmirësimin e mbikëqyrjes së sëmundjeve, të mbahet një sistem i fortë kujdesit shëndetësor për të shmangur një “cikël paniku-neglizhimi”, të vazhdojë lufta kundër dezinformimit dhe të rregullohen masat e udhëtimit ndërkombëtar bazuar në vlerësimin e rrezikut.

Drejtori i Përgjithshëm, Tedros u ka kërkuar vendeve që të mos heqin dorë nga lufta kundër Covid-19.

“Mesazhi im është i qartë. Mos e nënvlerësoni këtë virus. Kjo ka dhe do të vazhdojë të na befasojë dhe do të marrë jetë njerëzish nëse nuk bëjmë më shumë për të marrë mjete shëndetësore për ata që kanë nevojë, si dhe të trajtohet dezinformimi”, tha Tedros.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco