Turqia i paralajmëron qytetarët e saj të bëjnë kujdes gjatë udhëtimeve në Evropë

Turqia i paralajmëron qytetarët e saj të bëjnë kujdes gjatë udhëtimeve në Evropë

12:30, 29/01/2023
A+ Aa A-

Stamboll - Turqia bëri një paralajmërim për udhëtimet të shtunën vonë, për qytetarët e saj që jetojnë ose planifikojnë të shkojnë në shtetet evropiane, për rrezikun e islamofobisë dhe të demonstratave antiturke.

Paralajmërimi vjen pas protestave të fundjavës së kaluar në Suedi, ku një aktivist anti-islam dogji Kuranin dhe grupet pro-kurde protestuan kundër Turqisë.

Ministria e Jashtme turke u bëri thirrje qytetarëve të saj që të merrnin masa paraprake dhe të qëndronin larg vendeve ku demonstrohej. Ajo tha gjithashtu se ata duhet të shkojnë tek autoritetet vendore nëse përballen me sulme ksenofobike ose raciste.

Turqia e dënoi me forcë djegien e Kuranit në Stokholm nga aktivisti i së djathtës ekstreme Rasmus Paludan, gjë qe ai e përsëriti të premten në Kopenhagen. Ankaraja thirri gjithashtu ambasadorin holandez pasi një tjetër aktivist i ekstremit të djathtë grisi faqet e Kuranit në Hagë.

Qeveria turke tha gjithashtu se kishte një rritje të protestave antiturke nga "grupe me lidhje me grupet terroriste" - një referencë për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit ose PKK, e cila ka zhvilluar një kryengritje dekadash kundër Turqisë.

Grupet pro-kurde kanë demonstruar në Suedi, duke valëvitur flamujt e PKK-së dhe anëtarëve të saj. Protestat janë një kundërpërgjigje ndaj premtimit të Suedisë dhe Finlandës për të parandaluar aktivitetet e PKK-së në shtetet e tyre në mënyrë që të fitojnë miratimin e Turqisë për pranimin e tyre në NATO.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco