Aksidentohet autobusi me 60 pasagjerë në Peru, 23 të vdekur

Aksidentohet autobusi me 60 pasagjerë në Peru, 23 të vdekur

19:57, 28/01/2023
A+ Aa A-

Dhjetëra turistë mbetën të vdekur pasi një autobus pësoi aksident në një rrugë famëkeqe të njohur si ‘kurba e vdekjes’ në Peru.

Të paktën 23 persona humbën jetën kur autobusi turistik rrëshqiti në autostradën “Pan American” në Piura dhe ra në një humnerë.

Sipas raporteve lokale më shumë se 60 pasagjerë ndodheshin në bord në momentin e incidentit, raporton mirror.co.uk.

Kompania turistike “Aguila Dorada” zbuloi se po transportonte njerëz nga Lima në Tumbes kur automjeti humbi papritur kontrollin.

Fotot shokuese të marra në vendngjarje treguan dhjetëra trupa që rrethonin autobusin e rrëzuar në afërsi të një përroske.

Ndryshe, disa të mbijetuar u dërguan në spitalet aty pranë ndërsa hetuesit filluan të përcaktojnë shkakun e tragjedisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco