Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Megaoperacion në Spanjë, kapen 4.5 ton kokainë në anijen e bagëtive, vinte nga Kolumbia

Megaoperacion në Spanjë, kapen 4.5 ton kokainë në anijen e bagëtive, vinte nga Kolumbia

17:51, 28/01/2023
A+ Aa A-

Një sasi prej 4.5 tonësh lëndë narkotike e llojit kokainë është sekuestruar në Spanjë.

Lajmin e bënë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave kjo sasi kokaine është vlerësuar me një shifër prej 105 milionë eurosh

Policia spanjolle arriti tek droga pasi bastisi një anije blegtorale në ishujt Kanarie në fillim të kësaj jave.

Anija kishte bërë ndalesa në rreth 12 vende përpara bastisjes së së martës dhe policia tha se trafikantët e drogës kanë filluar të përdorin anijet e bagëtive sepse është më e vështirë për policinë të gjurmojë ngarkesën e tyre të paligjshme.

Ndërkohë 28 anëtarë të ekuipazhit të Orion V me flamur togolez u arrestuan. Ata ishin nën monitorim të vazhdueshëm që nga Kolumbia nga autoritetet spanjolle, Agjencia Amerikane e Zbatimit të Drogës dhe policia Togoeze.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të funskionimit të organizatës kriminale dhe vënien e autorëve përpara drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco