Krim i rëndë në familjen turke, babai vret tre fëmijët e tij dhe më pas veten

Krim i rëndë në familjen turke, babai vret tre fëmijët e tij dhe më pas veten

13:56, 28/01/2023
A+ Aa A-

Një turk dyshohet se ka vrarë tre fëmijët e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Ngjarja ndodhi në qytetin e Stambollit.

Katër persona, duke përfshirë tre fëmijë, u gjetën të vdekur në një apartament në Sancaktepe.

Mehmet Altun raportohet se kreu vetëvrasje pasi vrau dy djemtë dhe vajzën e tij, raporton Dailysabah.
Policia ka konfirmuar se “kemi gjetur të varur një trup të pajetë dhe trupat e pajetë të dy djemve dhe një vajze”.

Mediat shkruajnë se ai këtë e ka bërë pasi gruaja e kishte braktisur dhe ishte larguar nga banesa.
Autoritetet njoftuan se burri kishte probleme familjare dhe psikologjike gjersa për këtë rast kanë nisur hetimet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco