Trump kritikon Biden: Pas tankeve vijnë kokat bërthamore. Jepini fund luftës!

Trump kritikon Biden: Pas tankeve vijnë kokat bërthamore. Jepini fund luftës!

17:25, 26/01/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar vendimin e Joe Biden për të dërguar tanke në Kievit.

Në një postim në rrjetin e tij social Truth, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë shprehet se pas kësaj do të vijnë armët bërthamore, ndërsa apelon për dhënien fund të konfliktit gati 1-vjeçar.

‘Së pari vijnë tanket, pastaj kokat bërthamore. Ne duhet t’i japim fund kësaj lufte të çmendur tani. Është kaq e lehtë’, shkruan ai.

Kujtojmë se një ditë më parë administrata Biden vendosi dërgimin e 31 tankeve ‘Abrahams’ për forcat e Kievit, në bashkëpunim edhe me Gjermaninë, e cila dërgoi 80 tanke ‘Leopard’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco