Vala e re e shpërthimit të Covid-19, BE pro kryerjes së testit për udhëtarët nga Kina

Vala e re e shpërthimit të Covid-19, BE pro kryerjes së testit për udhëtarët nga Kina

18:14, 03/01/2023
A+ Aa A-

Mbledhja e Komitetit të Sigurisë Shëndetësore të BE -së për koronavirusin përfundoi të martën pasdite. Shumica e shteteve anëtare, siç raporton APE-MPE, ishin pro kryerjes së testeve për udhëtarët para nisjes së tyre nga Kina në BE, ndërkohë që u theksua nevoja për një qasje të përbashkët për marrjen e masave.

“Uniteti i BE-së mbetet mjeti ynë më i fortë kundër COVID,” tha në Twitter komisionerja e Shëndetit Stella Kyriakidou, duke vënë në dukje se “sot Komiteti i Sigurisë Shëndetësore të BE-së ra dakord për veprimet që përfshijnë: para-nisjen për udhëtarët nga Kina, monitorimin e zgjeruar të ujërave të zeza dhe rritja e mbikëqyrjes së brendshme. Diskutimi vazhdon nesër në IPCR (mekanizmi i reagimit ndaj krizës)”, shtoi Stella Kyriakidou.

Kujtojmë se masa e kontrollit të pasagjerëve që vijnë nga Kina është zbatuar tashmë nga Belgjika.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco