Vizita e Ministrit izraelit në xhaminë Al-Aksa zemëron botën arabe, Netanyahu: Do të ruajmë status quo-në

Vizita e Ministrit izraelit në xhaminë Al-Aksa zemëron botën arabe, Netanyahu: Do të ruajmë status quo-në

16:40, 03/01/2023
A+ Aa A-

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është i përkushtuar për "ruajtjen e rreptë të status quo-së" në kompleksin e xhamisë Al-Aksa.

Kështu deklaroi sot një zyrtar i kryeministrisë izraelite, pas vizitës në sheshin e Xhamisë të ministrit të kabinetit të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, vizitë kjo që shkaktoi zemërim dhe u dënua nga bota arabe.

Zyrtari theksoi se ministrat e kishin vizituar kompleksin edhe në të kaluarën, duke ruajtur status quo-në, e cila u lejon muslimanëve të kryejnë adhurimin e tyre në vendin e shenjtë dhe njerëzit e besimeve të tjera vetëm ta vizitojnë.

ka hyrë në kompleksin ku ndodhet Xhamia Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar, në një lëvizje që kërcënon një reagim të ashpër nga palestinezët të cilët e kanë etiketuar aktin një "provokim të paprecedentë".

Ben-Gvir hyri këtë të martë në kompleksin ku ndodhet Xhamia Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar, nën masa të rrepta sigurie.

"Qeveria jonë nuk do t'i dorëzohet kërcënimeve të Hamasit," tha Ben-Gvir në një deklaratë të publikuar nga zëdhënësi i tij, pasi grupi palestinez që qeveris Rripin e Gazës paralajmëroi se një veprim i tillë ishte kalim i "vijave të kuqe".

Ben-Gvir u betua javën e kaluar si pjesë e një qeverie të re të ekstremit të djathtë të udhëhequr nga Benjamin Netanyahu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco