Shkrumbohet hoteli në Angli, tre viktima dhe 11 të plagosur

Shkrumbohet hoteli në Angli, tre viktima dhe 11 të plagosur

20:29, 02/01/2023
A+ Aa A-

Tre persona kanë humbur jetën pas një zjarri që përfshiu një hotel në Perth të Skocisë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sky News shkruan se 3 persona u gjetën të vdekur në vendngjarje e 11 të tjerë morën lëndime të lehta.

Shërbimi Skocez i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit tha se kishte dërguar nëntë automjete dhe 60 zjarrfikës në vendngjarje. Mësohet se zjarri ka qenë i përmasave shumë të mëdha dhe ekuipazheve të shpëtimit i është dashur shumë punë për të neutralizuar situatën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco