‘Vapë e madhe’ në alpet zvicerane! Termometri shënon mbi 20 gradë në Janar

‘Vapë e madhe’ në alpet zvicerane! Termometri shënon mbi 20 gradë në Janar

20:28, 02/01/2023
A+ Aa A-

Zvicra shënoi temperaturat e saj më të larta në veri të Alpeve ku termometri u ngjit 20.2 gradë Celsius në qytetin Delemont.

“Për herë të parë, 20 gradë Celsius në Janar në pjesën veriore të Alpeve!” ka postuar në Twitter MeteoSwiss, shërbimi kombëtar i motit dhe klimës në Zvicër.

Rekordi i mëparshëm i temperaturës gjatë muajit Janar të Zvicrës për veriun e Alpeve ishte 19.4 C, i regjistruar më 12 Janar 1993 në Luzernë.

Kjo temperaturë e regjistruar në Delemont ishte për shkak të erërave të buta jugperëndimore të kombinuara me efektin Foehn që është një erë e thatë dhe e ngrohtë në anën e kundërt të vargmaleve.

Një total prej 36 stacionesh meteorologjike raportohet se kanë regjistruar temperatura maksimale lokale në ditën e Vitit të Ri.

Edhe në shtetin fqinj të Zvicrës në Lihteshtejn temperaturat arritën 20.0 C në kryeqytetin Vaduz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco