51 të vdekur nga përmbytjet në Filipine

51 të vdekur nga përmbytjet në Filipine

18:01, 02/01/2023
A+ Aa A-

Numri i personave që vdiqën nga përmbytjet në Filipine u rrit në 51, raporton AP.
Në përmbytjet që nisën më 24 dhjetor të vitit të kaluar humbën jetën 51 persona, ndërsa 19 persona janë në kërkim.

Numri më i madh i të vdekurve dhe të plagosurve ishte në ishullin e Mindanaos Veriore, ku humbën jetën 25 persona.

Përmbytjet ndikuan në jetën e pothuajse 554.000 njerëzve, më shumë se 51.400 njerëz u zhvendosën dhe mbi 10.100 u evakuuan në strehim të përkohshëm, transmeton Anadolu Agency.

Filipinet goditen mesatarisht nga 20 tajfune dhe stuhi në vit, dhe vendi vuan shumë shpesh nga fatkeqësitë natyrore.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco