Katër hartat që mund të na tregojnë shumëçka rreth zhvillimeve të luftës në Ukrainë

Katër hartat që mund të na tregojnë shumëçka rreth zhvillimeve të luftës në Ukrainë

17:03, 02/01/2023
A+ Aa A-

Me luftën tani në ditën e 313-të, Sky News ka hedhur një vështrim në atë që katër hartat që përfshijnë 10 muajt e fundit mund të na tregojnë për situatën në vijën e frontit.

Në mars të vitit të kaluar, Rusia po vazhdonte të bënte përparime në të gjithë Ukrainën.

Image

Ajo kishte marrë kontrollin në pjesën më të madhe të verilindjes së vendit rreth Sumy dhe Kharkiv.

Forcat e Moskës u përpoqën gjithashtu të lëviznin drejt Kievit, por kurrë nuk arritën të merrnin kryeqytetin.

27 qershor

Image

Deri në qershor, forcat ruse ishin larguar nga Chernihiv dhe zonat në veri, por kishin fituar më tej në lindje rreth Kharkiv.

Pas luftimeve të ashpra në rajonin e Luhanskut, forcat ukrainase braktisën qytetin Severodonetsk.

28 shtator

Image

Deri në shtator, kundërofensiva e Ukrainës ishte duke u zhvilluar dhe çoi në një varg suksesesh për forcat e Kievit.

Ajo e befasoi Moskën dhe rezultoi në një sërë pengesash për forcat e Putinit.

Në rajonin e Kharkiv, forcat ukrainase rimorën qytete kyçe si Izium.

25 dhjetor

Image

Me ardhjen e dhjetorit, forcat ruse filluan “të gërmojnë” për të forcuar operacionet e saj mbrojtëse.

Në nëntor, Moska tërhoqi forcat e saj nga qyteti i Khersonit në jug – duke shënuar një nga pengesat më të mëdha të Rusisë pasi e kishte pushtuar qytetin në fillim të luftës.

Pavarësisht ritmit më të ngadaltë të luftimeve në terren, Rusia nisi një seri sulmesh raketore që synonin infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco