Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Homazhet për Papa Benediktin/ Vatikani: Do jetë ceremoni e thjeshtë

Homazhet për Papa Benediktin/ Vatikani: Do jetë ceremoni e thjeshtë

13:34, 02/01/2023
A+ Aa A-

BILD

Njerëz nga e gjithë bota janë në rresht. Nga Bolivia, Argjentina, Gjermania. Disa mbajnë flamujt e vendeve të tyre. Ata qëndrojnë në rreshtin qindra metra të gjatë përpara Bazilikës së Shën Pjetrit në Romë.

Kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papa Benediktit XVI. Ish-pontifi do qëndrojë i shtrirë përpara altarit në Bazilikën e Shën Pjetrit deri të mërkurën në mbrëmje.

Në një grup të rinjsh erdhën për të bërë homazhe edhe Bernadeta, 18 vjeç nga Bavaria; Ana, 18 vjeç nga Këlni dhe Valentina 17-vjeçare nga Lizeni i Austrisë.

Ana thotë për BILD: “Duam të tregojmë respektin tonë për të. Për këtë arsye kemi ardhur. Jemi zgjuar në orën 6:00. Për ne ishte një model”.

Valentina shton: “Është një rast i trishtueshëm. Por të paktën jam mirënjohëse që jam këtu sot”.

BILD qëndron po ashtu në radhë!

Në orën 8:00 fiks, hapen portat e sigurisë në oborrin e Bazilikës së Shën Pjetrit. Të gjithë ata që duan të hyjnë në katedrale duhet të kalojnë një kontroll sigurie. Çantat kontrollohen me rreze X. Njerëzit pëshpërisin. Disa bëjnë kryqin.

Një çift nga Amerika, Nancy dhe Keith ndërprenë udhëtimin e tyre në Europë për t’u lutur për Papën: “Ne i detyrohemi atij,” thotë Nancy.

Në orën 9:00 hapen dyert e Bazilikës. Më shumë se 5 mijë njerëz janë mbledhur përpara në këtë pikë.

Kambana të shndritshme dëgjohen teksa kumbojnë anash. Njerëzit bëjnë kryqin dhe ulen. Vjen era temjan. Disa zhurma të buta dëgjohën anash. Vështirë se flet dikush në radhë. Përpara kufomës së tij, disa njerëz nxjerrin celularët, bëjnë foto dhe video. Askush nuk shqetësohet. Lamtumirë Papës- ky është një moment që gjithkush e përkujton në mënyrë të veçantë.

Papa mund të shihet nga një distancë prej 10 metrash. I shtrirë në shpinë. Duart e lidhura si për lutje.

Benedikti mban unazën e argjendtë dhe një rruazare në dorë. Ai është i mbështjellë me rrobën e kuqe papale, pantallona të bardha dhe këpucë lëkure me llak.

Ai duket i qetë. Fytyra e tij është si prej dylli. E gjithë jeta brenda tij është zhdukur. “Të lutem vazhdo,” thotë një roje sigurie. Të gjithë kanë vetëm pesë sekonda për të thënë lamtumirë.

Kur BILD doli sërish nga katedralja pas tre orësh në radhë, retë ishin varur poshtë. Qyteti i përjetshëm i Romës, që zakonisht është kaq i zhurmshëm, duket i qetë.

Benedikti XVI, emri i vërtetë i të cilit ishte Jozef Ratzinger dhe që ishte Papa i Kishës Katolike nga viti 2005 deri në dorëheqjen e tij në vitin 2013, do të varroset në kriptin nën Bazilikën e Shën Pjetrit të enjten. “Ceremonia do jetë solemne, por e thjeshtë,” tha një zëdhënës i Vatikanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco