Lajmi i fundit

EMRI/ Vdes në paraburgim i arrestuari

VIDEO/ ‘Sa i sëmurë është Putini’, kolla e fortë e kap gjatë fjalimit të Vitit të Ri

VIDEO/ ‘Sa i sëmurë është Putini’, kolla e fortë e kap gjatë fjalimit të Vitit të Ri

09:45, 01/01/2023
A+ Aa A-

Spekulime të ndryshme ka pasur për shëndetin e presidentit rus Vladimir Putin ndërkaq së fundmi u pikas diçka tjetër gjatë fjalimit të tij për Vitin e Ri.

Sipas videos që po shpërndahet në rrjetin social Twitter, pjesë e shkurtër e fjalimit të tij, Putini shihet derisa kollitet shumë shpesh derisa tentonte të fliste, kollitja po ia pamundësonte atij të shprehte fjalët.

Një faqe si duket ukrainase shpërndau videon derisa ngriti çështjen se sa i sëmurë është presidenti rus, derisa thekson se shëndeti i tij ka qenë subjekt i një spekulimi të gjerë. Por kollitja e çuditshme sipas faqes sugjeron se ai nuk është mirë me shëndet.

 

 

Videoja gjithashtu u shpërnda nga gazetari i BBC-s, Francis Scarr.

Presidenti Putin vizitoi selinë e qarkut ushtarak jugor të vendit të tij dhe regjistroi video-mesazhin për Vitin e Ri të shtunën.

Në regjistrimin 9 minutash, fjalimi më i gjatë i tij Vitit të Ri, Putin tha se ‘drejtësia morale dhe historike është në anën e tyre’, sipas CNN.

 

 

‘Ishte një vit me ngjarje vërtet të rëndësishme, fatale. Këto ngjarje janë bërë ky kufi, i cili hedh themelet për të ardhmen tonë të përbashkët, pavarësinë tonë të vërtetë’, tha ai, në një referencë të fshehtë për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Putin e regjistroi fjalimin në një bazë ushtarake në qytetin e Rostov-on-Don.

Gjatë vizitës së tij të shtunën, udhëheqësi rus foli me komandantët e ushtrisë dhe ua dorëzoi flamujt e betejës formacioneve të reja ushtarake.

Edhe pse Rusia është goditur nga sanksionet perëndimore për vite me radhë, Putin mes tjerash tha se ‘një luftë e vërtetë sanksionesh është shpallur kundër tyre këtë vit’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco