Ukrainë/ Shpërthimet tronditin Kievin në orët e para të Vitit të Ri

Ukrainë/ Shpërthimet tronditin Kievin në orët e para të Vitit të Ri

09:25, 01/01/2023
A+ Aa A-

Shpërthime të shumta kanë tronditur kryeqytetin ukrainas, Kiev, pak minuta pas mesnatës së Vitit të Ri.

Sulmet në Kiev të dielën pasuan një breshëri prej të paktën 20 raketash të lëshuara në objektiva anembanë Ukrainës në atë që zyrtarët atje e quajtën "Terror në natën e Vitit të Ri".

Sulmi i ri ndezi sirenat e sulmit ajror në të gjithë vendin ndërsa njerëzit në Kiev dolën në ballkonet e tyre duke thirrur “Lavdi Ukrainës! Lavdi heronjve”.

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko tha në Telegram se shpërthimet e para të vitit të ri filluan afërsisht 30 minuta pas mesnate, duke goditur dy rrethe. 

Ai tha se nuk ka raporte të menjëhershme për viktima.

Administrata ushtarake e qytetit tha se 23 "objekte ajrore" të lëshuara nga Rusia ishin shkatërruar dhe se sistemet e mbrojtjes ajrore po funksiononin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco