Lajmi i fundit

Gazeta e njohur e Brukselit: Intervistë me kryetarin e PD-së Sali Berisha, liderin politik të fundit të burgosur të Europës

Homazhe për Mbretëreshën Elizabeth II dhe lufta në Ukrainë, ja si u prit Viti i Ri në Londër

Homazhe për Mbretëreshën Elizabeth II dhe lufta në Ukrainë, ja si u prit Viti i Ri në Londër

08:42, 01/01/2023
A+ Aa A-

Një shfaqje spektakolare mbi Thames përfshinte një homazh prekëse për Mbretëreshën e ndjerë, ndërsa Syri i Londrës u bë blu dhe i verdhë në shenjë solidariteti me Ukrainën, ndërsa fishekzjarrët 'pushtuan' në mesnatë qiellin e kryeqytetit britanik, Londër, festime të cilat kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan i cilësoi si më të mëdha në Evropë.

Përdoruesit e Twitter thanë se ishte 'surreale' të prisje një Vit të Ri pa Mbretëreshën e ndjerë. 

'Fishekzjarret e bukura, Londra na bëri krenarë. U prefsh në paqe Mbretëresha jonë e bukur Elizabeta dhe rroftë mbreti ynë Çarls.' shkroi një përdorues i medieve sociale.

Një turmë prej më shumë se 100,000 njerëzish u mblodhën përgjatë Thames Embankment në Londrën qendrore për të parë 12,000 fishekzjarre.

E kompletuar me muzikë që përfshinte Sweet Caroline të Neil Diamond, fituesin ukrainas të Eurovizionit, Orkestrën Kalush, dhe hite nga Stormzy, Dua Lipa, Cher, Dave, Rihanna dhe Calvin Harris, shfaqja përfundoi me Auld Lang Syne tradicionale.

Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan tha se ishte "i kënaqur" që londinezët dhe vizitorët mund të bashkohen sërish në brigjet e lumit Thames.

Mijëra oficerë të Policisë Metropolitane ishin në detyrë në të gjithë kryeqytetin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco