Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

Bilanci tragjik në Filipine, 33 të vdekur dhe 23 të zhdukur nga përmbytjet

Bilanci tragjik në Filipine, 33 të vdekur dhe 23 të zhdukur nga përmbytjet

09:18, 29/12/2022
A+ Aa A-

Ka shkuar në 33 numri i viktimave si pasoje e përmbytjeve në jug të Filipineve, ndërsa 23 rezultojnë të zhdukur.

Ndërkohë, autoritetet janë ende në kërkim të rreth 20 personave pas përmbytjeve të fundjavës së Krishtlindjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në pjesët qendrore dhe jugore të vendit me 110 milionë banorë.

Në të gjithë vendin, qindra shtëpi dhe më shumë se 50,000 hektarë të mbjella janë shkatërruar, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, sipas agjencisë kombëtare të fatkeqësive.

Filipinet janë ndër vendet më të rrezikuara ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se stuhitë që godasin arkipelagun çdo vit do të bëhen gjithnjë e më të ashpra me rritjen e temperaturave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco