Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

Sulmi me armë zjarri në universitet, dënohet me burgim të përjetshëm adoleshenti rus

Sulmi me armë zjarri në universitet, dënohet me burgim të përjetshëm adoleshenti rus

09:16, 29/12/2022
A+ Aa A-

Një adoleshent rus është dënuar me burgim të përjetshëm për kryerjen e një sulmi vdekjeprurës në Universitetin Shtetëror të Permit.

Gjashtë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin në Urale vitin e kaluar.

Timur Bekmansourov u dënua për vrasje dhe tentativë vrasjeje “për arsye që lidhen me huliganizmin”, tha të mërkurën Komiteti Hetues i Rusisë.

19-vjeçari ishte deklaruar fajtor për akuzat, por i kishte kërkuar gjykatës të mos vendoste dënimin maksimal të përjetshëm.

Bekmansourov ishte student në Fakultetin Juridik të Universitetit të Permit dhe kishte një leje për të mbajtur armë.

Më 20 shtator 2021, ai mbërriti në kampusin universitar me një pushkë dhe hapi zjarr ndaj studentëve përpara se të arrestohej nga policia.

Persona të tjerë u plagosën pasi u hodhën nga dritaret e universitetit për t’i shpëtuar sulmit. Motivi i sulmit mbetet i paqartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco