Kryebashkiaku: 90% e Lviv pa energji pas sulmeve ruse

Kryebashkiaku: 90% e Lviv pa energji pas sulmeve ruse

09:10, 29/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari i bashkisë së Lviv Andrii Sadovyi tha se 90% e qytetit perëndimor është pa energji elektrike dhe gjithashtu paralajmëroi për ndërprerje të ujit si rezultat i sulmeve ruse të enjten.

“90% e qytetit është pa energji elektrike. Presim më shumë informacion nga inxhinierët energjetikë. Tramvajet dhe trolejbusët nuk funksionojnë në qytet. Mund të ketë ndërprerje në furnizimin me ujë. Ne po kalojmë te gjeneratorët me naftë në objektet kritike të infrastrukturës, "tha Sadovyi në Telegram. 

Në kryeqytetin Kiev, kryebashkiaku Vitali Kitschko paralajmëroi më herët banorët për ndërprerje të mundshme të energjisë dhe ujit pas sulmeve ruse.

Sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan në mbarë Ukrainën të enjten në mëngjes pasi Rusia gjuajti më shumë se 120 raketa në një numër qytetesh, sipas zyrtarëve ukrainas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco