Zjarri përfshin hotelin, 10 të vdekur nga flakët! Njerëzit hidhen nga dritaret për të shpëtuar

Zjarri përfshin hotelin, 10 të vdekur nga flakët! Njerëzit hidhen nga dritaret për të shpëtuar

09:09, 29/12/2022
A+ Aa A-

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr i madh përfshiu një hotel në Kamboxhia në kufirin me Tajlandën.

Zjarri shpërtheu në Grand Diamond City në qytetin kufitar të Poipet rreth orës 23:30 të mërkurën.

Rreth 400 persona ishin në ndërtesë kur u përfshi nga flakët. Videot që u publikuan në mediat sociale tregonin njerëzit duke u hedhur nga katet e sipërme të godinës.

Shumë shtetas tajlandez ishin në hotel. Autoritetet po punojnë ende për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Disa nga të plagosurit u transferuan në spitalet në provincën Sa Kaeo të Tajlandës, tha një zyrtar i ministrisë së jashtme të Tajlandës për agjencinë e lajmeve AFP.

Poipet është një pikë kalimi kyçe midis dy vendeve. Gjithashtu është e njohur për kazinotë e saj, të cilat shumë shtetas tajlandez i vizitojnë sepse kumari është i paligjshëm në Tajlandë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco