Pandemia/ Italia rikthen testet anti Covid në aeroporte për udhëtarët nga Kina

Pandemia/ Italia rikthen testet anti Covid në aeroporte për udhëtarët nga Kina

13:52, 28/12/2022
A+ Aa A-

Prej disa orësh në rajonin e Lombardisë në Itali e në aeroportet e këtij territori është vendosur dhe pse jo e detyrueshme kryerja e testeve anticovid për udhëtarët që vijnë nga Kina.

Lajmet shqetësuese që vijnë nga ky vend aziatik e shqetësimi mbi transparencën korrekte të të dhënave të përhapjes së tij, ka cuar autoritetet shëndetësore lombarde të marrin këtë masë paraprake.

Janë me qindra teste molekulare antiCovid që janë kryer gjatë orëve të fundit në aeroportin e Malpensas së Milanos, ndaj turistëve e udhëtarëve të mbërritur nga Kina.

Rezultati i tyre do të shërbejë për të kuptuar nëse është në qarkullim një variant tjetër i Covid e më i rëndë.


"Rreziku i miliona të infektuarve në Kinë favorizon rrezikun e varianteve të reja të koronavirusit", ka deklaruar për mediat Walter Richard ish këshilltar i ministrisë së Shëndetësisë në qeverinë Draghi e Profesor i fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Catolica të Milanos.

"Europa, shton ai, nuk duhet të nënvlerësojë atë c'ka po ndodh në anën tjetër të botës e nuk duhet të bëj të njëjtin gabim të 3 viteve më parë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco