Aksident masiv në Kinë, përfshihen 200 vetura, humb jetën një person

Aksident masiv në Kinë, përfshihen 200 vetura, humb jetën një person

13:19, 28/12/2022
A+ Aa A-

Një person ka humbur jetën gjatë një aksidenti zinxhiror në një autostradë, ku u përfshinë rreth 200 vetura në qytetin kinez Zhengzhou.

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin veturat, furgonët e kamionët të përplasur njëri pas tjetrit në autostradë, si rezultat i mjegullës së dendur.

Sipas policisë kineze, aksidenti ndodhi si pasojë e dukshmërisë së dobët dhe mjegullës së madhe.

“Të mërkurën në mëngjes, pati një akumulim të papritur të mjegullës në urën e lumit të verdhë në Zhengzhou, duke shkaktuar një aksident trafiku duke përfshirë shumë automjete”, thanë autoritetet, duke shtuar se një person mbeti i vdekur.

Shumë nga të lënduarit kanë mbetur të bllokuar në automjetet e tyre, dhe departamenti i zjarrfikësve dërgoi 11 kamionë zjarrfikës dhe 66 zjarrfikës për të ndihmuar.

“Kjo është e tmerrshme. Ka shumë njerëz këtu, nuk mendoj se mund të zbresim nga ura”, dëgjohet të thotë një person në një regjistrim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco