Francë, iraniani vret veten që bota ta dëgjojë zërin e revolucionit në Iran

Francë, iraniani vret veten që bota ta dëgjojë zërin e revolucionit në Iran

12:29, 28/12/2022
A+ Aa A-

Autoritetet franceze po hetojnë si vetëvrasje mbytjen e një iraniani në qytetin juglindor të Lionit, i cili kishte thënë në rrjetet sociale se do të vriste veten për të tërhequr vëmendjen ndaj goditjes së protestave në Iran.

Mohammad Moradi, 38 vjeç, u gjet në lumin Rhône që rrjedh nëpër qendër të Lionit vonë të hënën, tha një burim policor për AFP.

Shërbimet e urgjencës ndërhynë, por nuk arritën ta ringjallën atë në bregun e lumit, shtoi burimi.

Moradi kishte postuar një video në Instagram duke thënë se ishte gati të mbytej për të vënë në pah goditjen që po u bëhej protestuesve në Iran që nga vdekja në paraburgim e Mahsa Amini, 22 vjeçe, pas arrestimit të saj në Teheran për një shkelje të kodit të rreptë të veshjes së vendit për gratë.

"Kur ta shihni këtë video, unë do të jem i vdekur," tha Moradi, në frëngjishte të kuptueshme.

Prokurorët e Lionit thanë se kishin nisur një hetim për të “verifikuar teorinë e vetëvrasjes, veçanërisht në funksion të mesazheve të postuara nga personi në fjalë në rrjetet sociale që njoftonin qëllimin e tij” për t'i marrë jetën.

Incidenti ka tronditur qytetin, me një tubim të vogël për të kujtuar Moradi-n, që u zhvillua në brigjet e Rhône të martën.

Njerëzit e pikëlluar vendosën qirinj dhe kurora në parmakët buzë lumit, tha një korrespondent i AFP.

“Mohammad Moradi vrau veten që të dëgjohet zëri i revolucionit në Iran. Zëri ynë nuk transmetohet nga mediat perëndimore,” tha Timothee Amini, nga komuniteti lokal iranian.

Sipas disa anëtarëve të komunitetit iranian, Moradi ishte universitar i historisë dhe punonte në një restorant. Ai kishte tre vjet që jetonte në Lion me gruan e tij.

“Zemra e tij po rrihte për Iranin, ai nuk mund ta duronte më regjimin,” tha Amini.

Protestat kanë pushtuar Iranin për më shumë se tre muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco