Kremlini: Nuk ka plan paqeje në Ukrainë pa rajone të aneksuara në Rusi

Kremlini: Nuk ka plan paqeje në Ukrainë pa rajone të aneksuara në Rusi

12:14, 28/12/2022
A+ Aa A-

Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit, paralajmëron se “asnjë plan paqeje për Ukrainën nuk mund të ekzistojë nëse nuk merr parasysh aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës në Rusi.

"Edhe një herë - tha ai për agjencinë Tass - nuk mund të ketë një "plan paqeje" për Ukrainën që nuk merr parasysh realitetet e sotme, me territorin rus, me hyrjen e katër rajoneve të reja në Rusi. Asnjë plan që nuk merr parasysh nga këto realitete mund të pretendojnë të jenë paqësore”.

Në shtator të këtij viti me një referendum të rremë Rusia aneksoi zyrtarisht katër rajonet e Ukrainës Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia  duke i bërë pjesë të saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco