Dhuratat e fëmijëve boshnjakë për Ukrainën ringjallin kujtimet e prindërve të tyre - FOTO

Dhuratat e fëmijëve boshnjakë për Ukrainën ringjallin kujtimet e prindërve të tyre - FOTO

12:15, 22/12/2022
A+ Aa A-

Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë  - Në shtëpitë dhe shkollat rreth Bosnjës, nxënësit këtë dhjetor kanë përgatitur kuti dhuratash që shpresojnë se do të sjellin buzëqeshje në fytyrat e bashkëmoshatarëve të tyre që po jetojnë në luftë në Ukrainë - ashtu siç morën dhurata të tilla prindërit e tyre, një brez më parë.

Duke iu përgjigjur një apeli të nisur nga një muze i vogël i Sarajevës, qindra fëmijë boshnjakë kanë mbushur kuti të vogla me rroba të ngrohta, lodra, karamele dhe dhurata të tjera të thjeshta për t'u dorëzuar fëmijëve të Ukrainës në kohë për Vitin e Ri.

Për prindërit dhe mësuesit që po i ndihmojnë ata të zgjedhin se çfarë të dërgojnë, kjo ka zgjuar kujtime të rralla të lumtura nga koha kur ata ishin në pritje të dashamirësisë së të huajve ndërsa rriteshin në frikën e vazhdueshme të vdekjes.

“Kur i thashë babait tim se do të përgatisim dhurata për fëmijët në Ukrainë, ai më tha se sa të lumtur ishin ndjerë (atë dhe shokët e tij) kur merrnin dikur dhurata të tilla”, tha Sara Nur Spahic teksa ndihmonte në kutitë e dhuratave për Ukrainën që janë grumbulluar vazhdimisht javët e fundit në shkollën e saj fillore në Sarajevë.

“Shpresoj që fëmijët në Ukrainë të jenë po aq të lumtur”, shtoi 11-vjeçarja.

Forcat serbe të Bosnjës e rrethuan Sarajevën në fillim të viteve 1990, gjatë shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.

Rreth 350,000 njerëz mbetën të bllokuar, për 46 muaj, në qytetin e tyre, duke iu nënshtruar bombardimeve të përditshme dhe sulmeve me snajper dhe u shkëputën nga aksesi i rregullt në energji elektrike, ushqim, ujë, ilaçe dhe botën e jashtme. Më shumë se 11,000 njerëz - mbi gjysma e tyre civilë - u vranë gjatë rrethimit. Të tjerë të panumërt u plagosën.

Ndërsa shumë fëmijë në Sarajevë dhe gjetkë në Bosnje rriten duke dëgjuar historitë e prindërve të tyre për një fëmijëri të kaluar në luftë, ata ndjehen solidarë me "miqtë e tyre të panjohur" në Ukrainë, tha edukatorja veterane Elvira Velic-Muftic.

Fëmijët në shkollën fillore “Savfet Beg Basagic” në Sarajevë, ku Velic-Muftic punon si këshilltare e shkollës, e përkrahën.

"Unë besoj se marrja e këtyre dhuratave do t'i bëjë fëmijët (në Ukrainë) shumë më të lumtur, sepse ata do ta dinë se dikush po mendon për ta," tha Asja Ibrahimovic, 11 vjeçe, ndërsa ndihmonte shokët e saj të klasës të renditnin sipas madhësisë një grumbull kutish të mbështjella bukur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco