Udhëheqësi kinez Xi Jinping takohet me Medvedev në Pekin

Udhëheqësi kinez Xi Jinping takohet me Medvedev në Pekin

11:53, 21/12/2022
A+ Aa A-

Udhëheqësi kinez Xi Jinping u takua me ish-presidentin rus Dmitry Medvedev të mërkurën në Pekin, ku ata "diskutuan çështje ndërkombëtare, duke përfshirë natyrisht konfliktin në Ukrainë", njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Në një video të postuar në llogarinë e tij në Telegram që tregon takimin, Medvedev mund të shihet duke folur për "bashkëpunimin" industrial dhe ekonomik midis Kinës dhe Rusisë, ndërsa Xi foli për "thellimin e marrëdhënieve" midis dy vendeve. 

Xi përsëriti gjithashtu mesazhin e tij se ai shpresonte se të gjitha palët në krizën e Ukrainës mund të zgjidhnin shqetësimet e sigurisë përmes mjeteve politike, sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, e cila shtoi se Medvedev kishte ardhur në Kinë me ftesë të Partisë Komuniste në pushtet. 

Kujtojmë që Kina është në mesin e një grushti vendesh që kanë abstenuar në mënyrë të përsëritur nga votat që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës në Kombet e Bashkuara. 

Pekini ka refuzuar të etiketojë agresionin ushtarak si një "pushtim" ose "luftë" dhe ka përforcuar propagandën ruse duke fajësuar për konfliktin NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa ka dënuar sanksionet dhe ka rritur ndihmën ekonomike për fqinjin e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco