Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

Charles Michel: Skandali i Qatargate dëmton besueshmërinë e BE-së

Charles Michel: Skandali i Qatargate dëmton besueshmërinë e BE-së

11:46, 21/12/2022
A+ Aa A-

Skandali i korrupsionit “Qatargate” që tronditi Parlamentin Europian është “dramatik dhe dëmton besueshmërinë e Bashkimit Europian”, tha presidenti i Këshillit Europian Charles Michel për Politico.

Charles Michel tha se ishte shumë i shqetësuar për akuzat nga policia belge për krim të organizuar, pastrim parash dhe korrupsion kundër anëtarëve aktualë dhe ish-deputetëve të Parlamentit Europian.

 

“Së pari duhet të mësojmë nga kjo dhe të miratojmë një paketë masash për të shmangur gjëra të tilla, për të parandaluar korrupsionin në të ardhmen”, tha presidenti i Këshillit Europian Charles Michel për Politico.

Përveç kësaj, ai vuri në dukje se skandali “e bën edhe më të vështirë për ne që të fokusohemi në krizat ekonomike dhe energjitike që po prekin jetën e qytetarëve europianë momentalisht”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco