SHBA ka kapur aq fentanil sivjet, aq sa do të mjaftonte për të vrarë çdo amerikan

SHBA ka kapur aq fentanil sivjet, aq sa do të mjaftonte për të vrarë çdo amerikan

11:16, 21/12/2022
A+ Aa A-

Agjentët federalë të drogës në SHBA thanë se kanë kapur aq fentanil në vitin 2022, sa do të mjaftonte  për të vrarë çdo amerikan.

Administrata e Zbatimit të Drogës (DEA) njoftoi se ka kapur 379 milionë doza potencialisht vdekjeprurëse të fentanilit, e cila është vetëm dy miligramë.

DEA e përshkroi substancën që jep shumë varësi dhe 50 herë më të fuqishme se heroina, si kërcënimin më vdekjeprurës të drogës me të cilin përballet SHBA.

Agjencia tha se shumica e fentanilit trafikohet në SHBA nga Meksika.

DEA thotë se ka sekuestruar më shumë se 4,500 kg fentanil si dhe mbi 50.6 milion pilula fentanil që janë bërë për t'i ngjarë qetësuesve të ndryshëm me recetë.

Kjo sasi është më shumë se dyfishi i asaj që ata kapën në 2021.

Shumica e drogës u prodhuan në masë në fabrikat sekrete në Meksikë nga kartelet e drogës Sinaloa dhe Jalisco, të cilat përdorin kimikate me burim nga Kina, tha agjencia.

Droga është aq e fuqishme sa një dozë vdekjeprurëse është aq e vogël sa të vendoset në majën e një lapsi.

Më shumë se 100,000 amerikanë vdiqën nga mbidoza e drogës vitin e kaluar dhe dy të tretat i atribuoheshin fentanilit. Sasia e fentanilit të sekuestruar këtë vit ishte e mjaftueshme për të vrarë të gjithë 330 milionë banorët e SHBA-së, tha agjencia e drogës.

"Prioriteti kryesor operacional i DEA është të mposhtë dy kartelet meksikane të drogës - kartelet Sinaloa dhe Jalisco (CJNG) - që janë kryesisht përgjegjës për fentanilin që po vret amerikanët sot," tha administratorja e DEA Anne Milgram.

Përveç fentanilit, DEA ka sekuestruar gjithashtu 131,000 paund metamfetaminë, më shumë se 4,300 paund heroinë dhe mbi 444,000 paund kokainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco