Shokon 66 vjeçarja ruse, vret gruan e nipit dhe i copëton trupin, rindërton me detaje skenën e krimit

Shokon 66 vjeçarja ruse, vret gruan e nipit dhe i copëton trupin, rindërton me detaje skenën e krimit

11:06, 21/12/2022
A+ Aa A-

Një mjeke patologe në pension në një nga klinikat më të famshme të Rusisë është arrestuar për vrasjen dhe copëtimin e gruas së nipit të saj, pasi fotot e tregojnë atë duke kryer një rishfaqje makabër krimi për të ilustruar saktësisht se si ajo kreu vrasjen.

'Granny Ripper' Dr Svetlana Shilyaeva, 66 vjeçe, ka rrëfyer se ka therur me thikë Yuliya Pazylova, 29 vjeç, teksa ajo bënte dush.

Më pas ajo e bëri copë-copë trupin e saj, duke hedhur kokën dhe legenin e saj në rezervuarin e një lumi dhe duke shpërndarë pjesë të tjera të trupit në lagjen në rajonin e Tulës.

Ajo më pas ka deklaruar se ka ushqyer qentë me të brendshmet e viktimës, thanë raportet për rastin e tmerrshëm.

Vrasja e tmerrshme ndodhi disa konflikteve mes Yuliya dhe Shilyaeva që kishte bërë që burri i të moshuarës të largohej.

E moshuara pas krimit raportoi për zhdukjen e të resë.

Ajo iu nënshtura dhe detektorit të gënjeshtrës rreth dy muaj më vonë, gjë që ngriti dyshimet, thonë raportet.

Ajo i tha hetuesit të saj: 'Si saktësisht e vrava? Lehtë. Unë mora një thikë në kuzhinë dhe shkova në banjë.

Çfarë po ndodhte në banjë?- pyeti hetuesi.

“Ajo ishte duke bërë dush në banjë dhe unë e godita me thikë dy herë - në stomak dhe në gju, dhe një herë…. Dhe kaq ishte. Ajo u rrëzua.

Detektivi pyeti: "Një herë ku...?"

'Hera e fundit? Në zemër, u përgjigj e moshuara.

Pazylova ishte gruaja e nipit të saj Svyatoslav Pzaylov, 22 vjeç, dhe ata jetonin në të njëjtën shtëpi.

Marrëdhëniet e të moshuarës me gruan më të re thuhet se ishin të tensionuara.

Ajo është mbajtur në paraburgim me dyshimin për vrasje deri më 15 shkurt nga një gjykatë në Tula.

Nëse shpallet fajtore, ajo mund të përballet me 15 vjet burg.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco