Lufta në Ukrainë/ Zelensky shkon në SHBA ndërsa Putin shpall vendimet ushtarake

Lufta në Ukrainë/ Zelensky shkon në SHBA ndërsa Putin shpall vendimet ushtarake

10:50, 21/12/2022
A+ Aa A-

Sot, sytë e komunitetit ndërkombëtar janë përqendruar në Uashingtoni, me presidentin amerikan, Joe Biden , që mirëpret homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e bardhë.

Për herë të parë që nga fillimi i luftës ruse në Ukrainë , Zelensky po kryen udhëtim zyrtar jashtë vendit, duke zgjedhur SHBA-në. 

Siç raporton gazeta franceze “Le Figaro”, Uashingtoni është gati të dorëzojë një sistem kundërajror Patriot në Kiev.

Me rastin e udhëtimit të parë ndërkombëtar të Zelenskit që nga 24 shkurti, kur filloi lufta ruse në atdheun e tij, presidenti amerikan do të shpallë një paketë "të rëndësishme" mbështetjeje për Ukrainën, e cila do të përfshijë, sipas një zyrtari të lartë amerikan , një komponent i raketave Patriot.

“ Vizita e udhëheqësit Volodymyr Zelensky në Uashington konfirmon se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa duhet ”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karin Jean-Pierre .

Putin do të prezantojë qëllimet ushtarake të vitit 2023

Megjithatë, vizita e Zelenskit në Uashington, siç raporton gazeta Liberation, është një sfidë për Vladimir Putin. 

Për këtë arsye, presidenti rus po përgatitet sot të bëjë njoftime të gjera ushtarake.

Por dje ai pranoi një situatë "jashtëzakonisht të vështirë" në katër rajonet e Ukrainës jugore dhe lindore, të cilat Moska pretendon se duhet të aneksohen.

Presidenti rus po përgatitet të shpallë qëllimet ushtarake të vendit të tij për vitin 2023 në bisedime me zyrtarë të lartë të ministrisë së mbrojtjes.

Përveç kësaj, ai planifikon të bëjë një bilanc të operacioneve ushtarake, duke iu drejtuar rreth 15,000 zyrtarëve ushtarakë nëpërmjet video-konferencës.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu do të trajtojë në mënyrë specifike "përparimin e operacionit special ushtarak", siç e quan Kremlini luftën e Putinit në Ukrainë.

''Më 21 dhjetor, presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë një takim të zgjeruar me zyrtarë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.  Aty do të përmblidhet puna e forcave të armatosura ruse në vitin 2022 dhe do të përcaktohen detyrat për vitin e ardhshëm ”, tha Kremlini në një deklaratë dje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco