Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Beleri eurodeputet i burgosur

Britani: Kaos dhe konfrontim për grevën e punonjësve të ambulancës

Britani: Kaos dhe konfrontim për grevën e punonjësve të ambulancës

10:45, 21/12/2022
A+ Aa A-

Britania është në gjendje të krizës nervore, pas grevës së paralajmëruar për sot nga rreth 10 mijë punonjës të ambulancës.

Greva ka ndezur një grindje të hidhur me qeverinë, me Sekretarin e Shëndetësisë Steve Barclay që pretendon se sindikatat morën një "vendim të ndërgjegjshëm për të dëmtuar pacientët".

Mijëra punëtorë nga tre sindikata do të marrin pjesë në mitingje proteste. 

Shumë kanë frikë se pacientët do të vdesin ose do të bëhen të paaftë përgjithmonë për shkak të mungesës së kujdesit urgjent.

Tashmë ka pasur një paralajmërim për qytetarët që të përdorin shërbimet “me mençuri” duke telefonuar në 999 vetëm në situatat kur rrezikohet jeta e civilëve dhe të shmangin çdo gjë “të rrezikshme”.

Punëtorët e sindikatave në Angli dhe Uells po marrin pjesë në grevë. 

Është hera e parë që ka një grevë të tillë në 30 vitet e fundit, ku marrin pjesë punëtorë nga tre sindikata.

Sindikatat kanë bërë të qartë se në zonat ku ka grevë do të ketë kujdes vetëm në rastet e rrezikut të menjëhershëm për jetën. 

Kjo do të thotë se pensionistët që pësojnë një rënie, goditje apo edhe atak në zemër mund të mos kenë akses në transportin për në spitale, ku do të mund të shkojnë vetëm me taksi.

Përplasja qeveri-sindikatë

"Ne e dimë se plani i sigurisë së NHS nuk do të mbulojë të gjitha 999 thirrjet. Sindikatat e ambulancës kanë marrë një vendim të ndërgjegjshëm për të dëmtuar pacientët ," shkroi Barclay në Telegraphg. 

Mbrëmë ai ka pasur diskutime me përfaqësuesit e sindikatave për të parandaluar grevat. 

Njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm i sindikatës Unison tha se ishte i tronditur nga komentet e tij, duke thënë se ministri nuk kishte bërë kurrë thirrje për një plan kombëtar të përshtatshmërisë.

Ekspertët paralajmërojnë se sot është një ditë shumë e vështirë për sistemin shëndetësor. 

Në të njëjtën kohë, NHS do të ketë klinicistë të shtuar në qendrat e thirrjeve për të siguruar që ajo të ketë akses në spitale për rastet që janë realisht të nevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco