Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e dhjetë para Bashkisë së Tiranës

Pse mediat duan ta groposin skandalin e financimit të Biden nga bosi i falimentuar i kriptomonedhave?

Pse mediat duan ta groposin skandalin e financimit të Biden nga bosi i falimentuar i kriptomonedhave?

18:52, 19/12/2022
A+ Aa A-

Më 12 dhjetor 2022, amerikani Sam Bankman-Fried, ra në prangat e policisë në Bahamas, ndërkohë që pritet ekstradimi i tij në SHBA.

Lajmi bëri shumë bujë, për shkak se SBF, siç njihet ai, është një nga investitorët më të njohur në fushën e kriptomonedhave. Ai ishte themeluesi i bursës së kriptomonedhave FTX.

Por në fund të këtij viti, kjo bursë dhe e gjithë bota e kriptomonedhave mori një goditje shumë të rëndë. Pasuria e SBF, që në një pikë kishte mbërritur deri në 26 miliardë dollarë, u katandis në 991 milionë dollarë.

Më 11 nëntor, Bloomberg përllogariste se SBF nuk ka më asnjë pasuri materiale.

Në pritje të ekstradimit në SHBA, ku ai rrezikon një dënim me deri në 115 vite burg, mediat raportojnë se ai akuzohet për mashtrim, pastrim parash dhe dhunim të ligjit për financimin e fushatave zgjedhore.

Këtu çështja bëhet shumë e nxehtë, pasi përpara se pasuria e SBF të zhdukej në nëntor të këtij viti, ai ishte një nga mega-donatorët e Partisë Demokratike në SHBA. Në zgjedhjet e mes-mandatit, ai kishte dhuruar më shumë se 40 milionë dollarë për kandidatët e majtë. Në vendin e parë qëndron mega-donatori George Soros.

Sipas rrjetit televiziv amerikan, pavarësisht se skandali është shumë i rëndë, mediat po bëjnë gjithçka për ta groposur këtë histori.

“Kolapsi i kompanisë së kriptomonedhave FTX, mund të jetë një skandal po kaq i madh për demokratët sa ç’ishte këmbëngulja e demokratëve se katastrofa e kompanisë Enron ishte faturë për ish-presidentin George W. Bush. Njeriu që mori përsipër rrënojat e Enron, tani është përgjegjës për të menaxhuar fundin e FTX.

Por mediat tona më të mëdha kombëtare duan të varrosin faktin që presidenti i FTX, Sam Bankman-Fried, ishte donatori i dytë më i madh për Partinë Demokratike në ciklin zgjedhor 2022, me mbi 40 milionë dollarë kontribute, i dyti pas agjitatorit socialist, George Soros. Ish-mbreti i kriptove bëri një nga donacionet më të mëdha për fushatën presidenciale të Joe Biden në vitin 2020 me 5.2 milionë dollarë,” shkruan Tim Graham.

Sipas tij, mediat e majta në SHBA po përpiqen që të thonë se SBF ishte edhe donator i republikanëve, por nuk japin asnjë të dhënë, duke thënë se financimet e tij për të djathtën janë të pagjurmueshme.

“Dëshmia më e dukshme e skandaleve gazetareske shfaqet vazhdimisht në mbulimin e skandaleve. Skandalet republikane kapin qiellin, kurse skandalet e demokratëve varrosen ose eliminohen me kujdes. Njëanshmëria e dukshme e elitës mediatike është arsyeja kryesore pse amerikanët nuk i besojnë asaj,” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco