Papa Françesku pesimist: Lufta në Ukrainë është globale dhe do të zgjasë

Papa Françesku pesimist: Lufta në Ukrainë është globale dhe do të zgjasë

14:26, 19/12/2022
A+ Aa A-

Papa Françesku e ka përshkruar luftën në Ukrainë si “globale”, ndërsa ka shprehur bindjen se ajo nuk do përfundojë në një afat të afërt. Papa ka të nënkuptuar se barra e fajit për luftën nuk i përket tërësisht Rusisë, shkruan Sky News.

Në një intervistë, ai tha: “Unë nuk shoh një fund në një afat të afërt, sepse kjo është një luftë globale. Le të mos e harrojmë këtë. Ka shumë duar që nxisin luftën. Ajo është globale. Unë mendoj se lufta bëhet kur një perandori fillon të dobësohet. Dhe kur ka armë për t’u përdorur, testuar dhe shitur. Ka shumë në rrezik.”

Ai e ka krahasuar luftën me “gjenocidin e tmerrshëm” në vitet 1930, kur Stalini shkaktoi uri në vend dhe ka lavdëruar ukrainasit “trima” për luftën për mbijetesë.

Papa ka ofruar disa herë ndërmjetësimin e Vatikanit për të zgjidhur konfliktin, por kritikat e tij të shtuara ndaj Rusisë e kanë bërë këtë shumë të pamundur.

Në tetor, Papa për herë të parë iu lut drejtpërdrejt presidentit rus Vladimir Putin që të ndalojë “spiralën e dhunës dhe vdekjes” në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco