Forcat Ajrore të Ukrainës: Kemi rrëzuar 30 nga 35 dronët e nisur nga Rusia!

Forcat Ajrore të Ukrainës: Kemi rrëzuar 30 nga 35 dronët e nisur nga Rusia!

13:41, 19/12/2022
A+ Aa A-

Forcat Ajrore të Ukrainës pretenduan se kishin rrëzuar 30 nga 35 dronët e lëshuar nga Rusia nga mbrëmja e së dielës deri të hënën, por ata që shmangën mbrojtjen ajrore dëmtuan sistemet e energjisë dhe objektivat civile.

Dronët Shahed-136 dhe Shahed-131 të prodhuar nga Irani, vetë-shpërthyes, u nisën nga "bregu lindor i Detit Azov", tha Forcat Ajrore në një deklaratë në Facebook.

Shumë nga dronët kishin në shënjestër Kievin, sipas administratës ushtarake të qytetit, e cila tha se 18 nga 23 të pikasur në qiell mbi kryeqytetin u kapën. 

Nuk pati viktima, por autoritetet thanë se një objekt i infrastrukturës kritike u godit. 

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, tha se shërbimet e urgjencës po punonin për të kufizuar pasojat e sulmit.

Sulmet me dronë vijnë pasi disa qytete në Ukrainë, përfshirë kryeqytetin, u goditën nga sulmet me raketa ruse të premten, që i dhanë një goditje të madhe infrastrukturës civile të vendit, duke lënë shumë njerëz  pa dritë, energji apo ngrohje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco