Panik në Moskë, zjarr i madh në një qendër tregtare

Panik në Moskë, zjarr i madh në një qendër tregtare

09:29, 12/12/2022
A+ Aa A-

Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer këtë të hënë në një qendër tregtare në Balashikha, një qytet afër Moskës.

Sipas Agjencisë Ria Novosti, zjarri ka nisur nga një pik që grumbullimi me materiale ndërtimi. Më pas zjarri është përhapur në katin e parë të qendrës tregtare.

Zyra e shërbimit të urgjencës raporton se tavani i ndërtesës është shembur dhe se një nga rojet e qendrës tregtare ka pësuar djegie të rënda trupore teksa ka tentuar të shuajë zjarrin.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, e forcat zjarrfikëse që po luftojnë me flakët, pasi nuk është bërë ende i mundur neutralizimi i tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco