SHBA: Dy përfaqësues të Shtetit Islamik u vranë në një sulm amerikan në Sirinë lindore

SHBA: Dy përfaqësues të Shtetit Islamik u vranë në një sulm amerikan në Sirinë lindore

18:05, 11/12/2022
A+ Aa A-

Dy përfaqësues të organizatës terroriste të Shtetit Islamik (IS) u vranë sot në një sulm amerikan në Sirinë lindore, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA.

Sipas raportimeve, një nga të vrarët ishte Anas, një përfaqësues i IS i cili ishte i përfshirë në komplote vdekjeprurëse dhe operacione për të ndihmuar grupin në Sirinë lindore.

Sulmi ndaj pozicioneve të IS-it u krye nga ushtria amerikane me një helikopter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco