Johnson: Lufta në Ukrainë mund të përfundojë vetëm me gjunjëzimin e Putinit

Johnson: Lufta në Ukrainë mund të përfundojë vetëm me gjunjëzimin e Putinit

15:27, 10/12/2022
A+ Aa A-

Boris Johnson u ka kërkuar vendeve perëndimore që të “shikojnë urgjentisht” se çfarë mund të bëjnë më shumë për të mbështetur Ukrainën me shpresën për t’i dhënë fund luftës kundër Rusisë sa më shpejt që vitin e ardhshëm.

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, i cili u cilësua nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy si një aleat kyç në luftën e vendit kundër Rusisë, ka publikuar një opinion në Wall Street Journal për të argumentuar se përfundimi i luftës sa më shpejt të jetë e mundur është “në interesin e të gjithëve, duke përfshirë Rusia”.

Ai tha se ndërsa angazhimi i rëndësishëm financiar ndaj Ukrainës është “i dhimbshëm” gjatë një periudhe kufizimesh buxhetore, “koha është para dhe sa më gjatë të vazhdojë kjo, aq më shumë do të përfundojmë të paguajmë në mbështetje ushtarake”.

Johnson ka mbetur një mbështetës i zëshëm i përpjekjeve të Ukrainës edhe pas shkarkimit në muajin shtator, raporton PA Media. Pasardhësi i tij, Rishi Sunak, i cili vizitoi Kievin muajin e kaluar, është zotuar të vazhdojë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën.

“Nuk ka asnjë marrëveshje që do të bëhet për paqe, edhe nëse Putin do ta ofronte atë dhe edhe nëse do t’i besohej, gjë që nuk duhet. Meqenëse lufta mund të përfundojë vetëm në një mënyrë, pyetja është se sa shpejt arrijmë në përfundimin e pashmangshëm. Është në interesin e të gjithëve, duke përfshirë edhe atë të Rusisë, që perdja të ulet sa më shpejt që të jetë e mundur. Jo në 2025, jo në 2024, por në 2023”, shkroi ai.

Johnson paralajmëron se dimri i ardhshëm mund të jetë edhe më i vështirë se ky, pasi furnizimet me gaz janë të ulëta për vendet që dikur vareshin nga karburanti rus.

“Sa më gjatë që Putin të vazhdojë me sulmet e pakuptimta, aq më gjatë do të vazhdojë edhe hemorragjia ekonomike globale. A do të presim vërtet dhe do ta lëmë këtë gjë të lëvizë derisa Putin të ketë rifituar një pjesë të ndikimit të tij? Është koha për të parë urgjentisht se çfarë mund të bëjë më shumë Perëndimi për të ndihmuar ukrainasit të arrijnë objektivat e tyre ushtarake, ose të paktën për të dëbuar rusët nga të gjitha territoret e pushtuara këtë vit. Kjo është e vetmja bazë e besueshme mbi të cilën mund të fillojë një bisedë për të ardhmen”, pohoi britaniku.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco