Një i vdekur dhe disa të zhdukur pas një shpërthimi në Jersey

Një i vdekur dhe disa të zhdukur pas një shpërthimi në Jersey

15:15, 10/12/2022
A+ Aa A-

Të paktën një person është vrarë dhe së paku 12 janë zhdukur pas një shpërthimi në një bllok banesash në Jersey (vendi më i madh në Channel Islands, midis Anglisë dhe Francës).

Policia njoftoi se zjarri është shuar, por shërbimet e urgjencës janë ende duke “kryer punë të rëndësishme” në vendngjarje.

Shpërthimi ndodhi në një bllok banesash në St Helier në jug të ishullit, raporton bbc.

Policia e Jersey lëshoi një deklaratë për mediat ku njoftoi se “pas shpërthimit të mëngjesit të sotëm në Haut du Mont, Pier Road, një numër banorësh konsiderohen ende të zhdukur”.

“Shërbimet e urgjencës po punojnë në vendngjarje dhe kanë nisur një kërkim sipërfaqësor të vendit. Të afërmit po kontaktohen nga Oficerët e Ndërlidhjes Familjare”, shkruan më tutje.

Zyrtari kryesor, Robin Smith tha se të paktën një person kishte vdekur gjersa disa ende konsiderohen të zhdukur pasi nuk ka informacione rreth tyre.

“Është një skenë mjaft shkatërruese… skena është shumë e rrezikshme për të gjithë stafin tonë”, tha ai.

Shërbimet e urgjencës njoftuan se zjarri është shuar dhe u kanë kërkuar njerëzve që të shmangin zonën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco