Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

I vriste dhe abuzonte seksualisht me viktimat, 'killeri' merr dënimin ekstrem

I vriste dhe abuzonte seksualisht me viktimat, 'killeri' merr dënimin ekstrem

14:21, 10/12/2022
A+ Aa A-

David Fuller një vrasës nekrofil u quajt”i sëmurë dhe i shthurur” pasi u dënua me katër vite të tjera burg për abuzim seksual të grave të vdekura në morgun e spitalit.

David Fuller u dënua me burgim të përjetshëm dhjetorin e kaluar për vrasjen e Wendy Knell dhe Caroline Pierce në Tunbridge Wells, Kent, në vitin 1987.

Elektricisti gjithashtu filmoi veten duke abuzuar me kufomat në morgjet e spitalit dhe u deklarua fajtor muajin e kaluar për abuzimin e 23 gra të vdekura.

Gjyqtarja Cheema-Grubb tha se David Fuller do ta kalonte “pjesën e mbetur të jetës së tij pas hekurave”

Ndaj tij fillimisht u ngritën akuza lidhur me 78 viktima, mes tyre një vajzë nëntëvjeçare dhe një grua 100-vjeçare.

Muajin e kaluar, 68-vjeçari Fuller u deklarua fajtor në Gjykatën Croydon Crown për abuzim seksual të 23 grave të tjera të vdekura.

Ai u dënua në Old Bailey të mërkurën pasi pranoi 12 akuza për marrëdhënie seksuale me kufomat dhe katër akuza për posedim të pornografisë ekstreme.

Prokurori Michael Bisgrove tha se Fuller kishte abuzuar me trupat e të paktën 101 vajzave dhe grave midis viteve 2005 dhe 2020, megjithëse 10 nga viktimat nuk janë identifikuar.

Familjet e grave që Fuller abuzoi seksualisht pas vdekjes së tyre treguan në gjykatë për “neverinë” e tyre ndaj akteve “të sëmura dhe të shthurura” të vrasësit të dyfishtë.

Vajza e një viktime tregoi se si u ndje kur mësoi për abuzimin e nënës së saj, duke thënë: “Dhimbja u përhap në trupin tim sikur po më godisnin me thikë’’.

“Ai përfitoi nga vdekja e saj, ku ne nuk ishim në gjendje ta mbronim atë.”

Duke iu drejtuar të pandehurit në bankën e të akuzuarve, ajo i tha: “David, dua që të dish sa dëme ke shkaktuar, si sjellja jote e sëmurë dhe e çoroditur ka dëmtuar familje si e imja.’’

Një vajzë tha: “E putha nënën time për t’i thënë lamtumirë, dhe kjo duhet të ishte prekja e fundit njerëzore që ajo kishte, plot dashuri dhe përkushtim. Në vend të kësaj, ishte prekja jote e poshtër.”

Një vajzë tjetër e një prej viktimave të Fuller tha: “Ai më ka shkatërruar kujtimet e nënës sime të dashur dhe ndihem thellësisht e turpëruar.’’

“E di që nuk duhet të jetë turpi im, por unë ende e mbaj atë. Duhet të jetë turpi juaj, David Fuller.”

Fuller rrahu dhe mbyti Knell, 25, dhe 20-vjeçaren Pierce për vdekje përpara se t’i sulmonte seksualisht në dy sulme të veçanta në Tunbridge Wells.

Më shumë se tre dekada më vonë, Fuller u deklarua fajtor për vrasjet si dhe për veprat seksuale në morgjet në Spitalin Tunbridge Wells dhe ish Spitalin Kent dhe Sussex midis 2008 dhe 2020.

Qeveria ka nisur një hetim se si Fuller mbeti i pazbuluar, dhe sesi ADN e tij nuk u gjet në trupat e grave pa jetë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco