Gjermani, vrau të ëmën dhe më pas mori peng disa persona në një qendër tregtare

Gjermani, vrau të ëmën dhe më pas mori peng disa persona në një qendër tregtare

12:50, 10/12/2022
A+ Aa A-

Dresden, Gjermani- Një burrë i armatosur (40 vjeç) vrau fillimisht nënën e tij (70 vjeç) në një apartament në lagjen Prohlis të shtunën në mëngjes.

Më pas vrasësi i dyshuar hyri në “Radio Dresden” në Ammonhof pas krimit në mëngjes.

Ai tentoi të futej në ambientet e brendshme duke thyer derën por nuk ia doli dot.

Menjeherë pas kësaj është larguar për t’u fshehur në një farmaci,  ku mori peng një grua dhe një fëmijë.

Pas ndërhyrjes së policisë autori ka mbetur i plagosur ndërsa pengjet e tij nuk janë dëmtuar.

Policia u kërkon banorëve të Dresdenit dhe turistëve të shmangin qendrën e qytetit pasi është mbyllur.

Një tregtar tha për BILD: "Na u kërkua me një njoftim që t'i mbanim dyqanet tona të mbyllura për shkak të një situate policore."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco