Ryshfeti për numrin 2 të PE dhe vdekja e gazetarit/ Katari nën akuzë

Ryshfeti për numrin 2 të PE dhe vdekja e gazetarit/ Katari nën akuzë

11:11, 10/12/2022
A+ Aa A-

Dy lajme të bujshme kanë tronditur opinionin publik botëror orët e fundit dhe në të dy rastet, nën akuzë është Katari, shteti i vogël dhe shumë i pasur i Lindjes së Mesme.

Të premten në mbrëmje u arestua në Bruksel eurodeputetje greke, Eva Kaili. Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, 44 vjeç, akuzohet se ka marrë ryshfet nga Katari.

Gjatë operacionit për arrestimin e saj janë sekuestruar edhe të paktën 600 mijë euro. 500 mijë euro u gjetën në apartamentin e eurodeputetit Antonio Panzeri.

Gazeta BILD shkruan se shteti i Katarit ka paguar ryshfet në përpjekje për të blerë ndikim në Bruksel. Qëllimi i shtetit të Gjirit Persik ishte që të ‘ndikonte vendimet ekonomike dhe politike të Parlamentit Europian duke paguar shuma të konsiderueshme parash apo duke dhënë dhurata domethënëse’.

Para pak ditësh, Kaili kishte përmendur Katarin, duke vlerësuar reformat në vend dhe zhvillimin e evenimentit më të madh sportiv në planet, Botërorit të futbollit.

Por pikërisht gjatë këtij Botërori u regjistrua një ngjarje e rëndë. Një gazetar amerikan, 48 vjeç, humbi jetën duke komentuar ndeshjen mes Holandës dhe Argjentinës.

Grant Wahl humbi jetën teksa ndeshja ishte në minutat e fundit. Reporterët e tjerë thanë se ai po qeshte dhe bënte shaka, ndërsa në minutat e fundit të ndeshjes nisi të ndjehej keq.

Vëllai i Wahl, Eric, ka hedhur dyshimet se vëllain e tij e kanë vrarë. Eric, që është gej, tha mes lotëve se vëllai i tij ishe ndaluar në ndeshjen e parë të Botërorit të SHBA, pasi kishte veshur një bluzë me simbolin e ylbiert.

“Nuk besoj se ai ka vdekur, besoj se e kanë vrarë,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco