Dënohet me 8 vite e gjysmë burg kritiku i Putinit

Dënohet me 8 vite e gjysmë burg kritiku i Putinit

19:12, 09/12/2022
A+ Aa A-

Një nga figurat më të shquara të opozitës ruse, Ilya Yashin, është dënuar me tetë vjet e gjysmë burg nën akuzën e përhapjes së “lajmeve të rreme” për ushtrinë e ruse.

Yashin ishte një nga kritikët e paktë të Kremlinit që qëndroi në Rusi pasi Moska pushtoi Ukrainën. Ai vazhdoi të fliste kundër luftës.

Yashin u arrestua pasi dënoi krimet e dyshuara ruse të luftës në qytetin ukrainas të Buchas.

Menjëherë pas pushtimit, Rusia e bëri krim raportimin e asaj që cilësoi si “informacion i rremë” në lidhje me luftën.

Dhjetëra rusë që atëherë janë dënuar me burg, por dënimi i Yashin është më i madhi deri më tani.

Ai e mohoi akuzën, por gjyqtarja Oksana Goryunova tha se kishte shpërndarë me vetëdije informacion të rremë për forcat e armatosura ruse.

Prillin e kaluar, ai kishte folur në kanalin e tij në YouTube për vrasjen e qindra civilëve ukrainas nga forcat pushtuese ruse në Bucha, jashtë kryeqytetit të Kievit.

Ai i tha gjykatës se kishte dhënë versionin zyrtar rus dhe ukrainas të historisë. Gjatë videos, ai ndau imazhe dhe histori nga vendi i ngjarjes nga BBC dhe të tjerët. Ministria ruse e mbrojtjes i ka dënuar akuzat si një “provokim” të sajuar dhe imazhet e civilëve të vdekur si “të inskenuara”.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim me nëntë vjet burg. Avokatja e tij Maria Eismont tha se ata do të apelonin kundër vendimit.

Në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, Yashin u tha mbështetësve se nuk kishte arsye për t’u trishtuar: “Ne thamë të vërtetën për krimet e luftës dhe bëmë thirrje për t’i dhënë fund gjakderdhjes”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco